Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata persona që thyejnë ligjin duke zaptuar hapësirat publike në plazhe.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kush sfidon shtetin do të përballet me Policinë e Shtetit.
"Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin."





