Kryeministri Edi Rama, në nisje të komunikimit “Sy m’sy” ka zbuluar detaje sa i përket turit të diasporës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Kreu i qeverisë zhvilloi një bisedë me ministrin Taulant Balla ku ka zbuluar axhendën e takime në Greqi, ku sqaroi se do të jetë në Kretë dhe Athinë, ndërsa shtoi se dy javë më pas do të jetë me shqiptarët e Italisë.
“Do të bëjmë takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptarësh. Prej shumë vitesh në Kretë jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë 10-14 mijë shqiptarë. Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Takimi në Henia do të zhvillohet në datën 29 në orën 18:00.
Më pas do të kemi një takim tjetër me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë. Greqia është e dyta pas Italisë për numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Balla.