Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar kërkesën që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor kundrejt Bashkimit Europian.
Rama shprehet se të gjitha vendet kanë paraqitur kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të njihet në gjithë BE që dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të lëvizin lirisht.
“Dëshiroj që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe viteve në vijim të bëhet një format që të ketë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. E fundit, ndërkohë ne kemi vendosur paralelisht me cfarë lidhet me plain, edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshmi në rajonin tonë.
Do të thotë nëse ne këtu bëjmë hapa të jetësimit të lejimit të 4 pikave nga Bashkimit Europian, qëllimi është që këto të na hyjnë në punë erkonomikisht. Sic e dini brenda rajonit, por para dy ditësh edhe me Hungarinë kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohë që sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale të qytetarëve të rajonit tonë të njihet në të gjithë hapësirat e Bashkimit Europian kështu edhe ne të lëvizim lirshëm nëpër vendet e BE”,-tha Rama.





