Kryeministri Rama është shprehur para pak çastesh se kërkon që në zgjedhjet e 25 prillit të përsërisë të njëjtin rezultat në Durrës, të nxjerrë 8 deputetë për në Kuvend. Por Rama shpreson edhe në thellim të fitores.
“Në Durrës objektivi bazë është 8 deputetë dhe ai maksimal 9 deputetë”,- tha kreu i socialistëve.
Rama ka zbuluar se objektiv minimal për zgjedhjet e 25 prillit ka rezultatin e 2017 me 74 mandate, bazë 78 mandate, kurse maksimalin e ka 88 mandate.





