Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 349 studentë ekselentë kanë aplikuar në platformën [email protected] për të kontribuuar në mandatin e tretë.

Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

POSTIMI I PLOTË

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:

• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave

• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë

• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.

Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës [email protected]

Me konsideratat më të larta,

Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”