Kryeministri Edi Rama, numri një i Partisë Socialiste, ka larguar ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, si drejtues politik nga qyteti i Durrësit. Mësohet se përkohësisht, deri në gjetjen e një emri tjetër, Rama do të jetë vetë në krye të drejtimit politik të këtij qarku.

Më herët qe përfolur se Rama do të largohej nga lista e PS Vlorë për të kandiduar si deputet në qytetin bregdetar.

Vendimi për zëvendësimin e Dakos është marrë gjatë mbledhjes së socialistëve në Elbasan, takim i cili zgjati 90 minuta. Gjatë mbledhjes Ilir Beqaj është vendosur drejtues politik në Shkodër, ndërsa në Kukës është vendosur Safet Gjici.

Grupi parlamentar i PS mbajti një mbledhje sot rreth 90 minuta në Elbasan ku Rama i ka përcaktuar detyrat deputetëve në prag të zgjedhjeve të 2021.