Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe deputetët.
Vetë kreu i ekzekutivit e bëri me dije lajmin gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se pjesë e diskutimeve do të jetë strategjia qeverisëse, ligji, problemi i korrupsionit si dhe një nismë e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.
“NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE Qeverisja Ligji Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama.