Strukturat e policisë së Tiranës “Shqiponja”, kanë kryer një operacion në kthesën e Kasharit në Tiranë, ku është ndaluar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.

Operacioni u krye pas dyshimeve se persona të ndryshëm lëviznin me mjete të blindura dhe me armë.

Aksioni është kryer në kthesën e Kasharit.

Gjatë aksionit janë bllokuara tri automjete tip “Audi” dhe një “Benz-Mercedes”, që dyshohet se janë të blinduara.