Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka nisur të flasë, pas takimit të përbashkët Shqipëri-BE në konferencën me zvendëspresidenten e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim, Johanes Hahn, nuk ka lënë mënjanë batutat me përkthyesen.

Shkak është bërë mungesa e përkthimit të fjalës së tij dhe Rama është shprehur se europianët nuk janë ende gati që të pranojnë shqiptarët.

Rama fillimisht foli në gjuhën shqipe, por pasi konstatoi se askush nuk po e përkthente, pyeti përkthyesen e cila menjëherë i dha përgjigje duke i thënë se “do ishte më mirë nëse do të fliste në gjuhën angleze”.

Duke buzëqeshur, Rama deklaroi se, “Më thanë që mund të flisja shqip, po kjo tregon që nuk jeni ende gati të na pranoni në famlijen tuaj. Është e qartë”, tha Rama.

Pas kësaj, kryeministri vijoi fjalimin por edhe pyetje-përgjigjet me gazetarët në gjuhën angleze.