Banorët e zonës së Unazës së re, që kanë më shumë se 4 muaj në protestë në mbrojtje të shtëpive të tyre, i kanë bllokuar rrugën Edi Ramës, i cili do të kryente një vizitë inaugurimi në këtë zonë.

Rama ishte nisur për te fabrika "Miell Tirana", për të hasur aty bllokadën e banorëve.

Ai është futur te fabrika, duke ndjekur një rrugë tjetër tjetër mes pallateve, nga prapa fabrikës.