25 mars 2014 – Tridhjetë vjeçari shqiptar A.D. zbriti i qetë nga treni Napoli –Salerno, por ndeshi në postbllokun e rojës së financës në stacionin hekurudhor. Qeni antidrogë Ramis (Ramiz) si gjithnjë vigjilent dha alarmin, ndërsa shqiptari po kalonte postbllokun.
Nga kontrolli trupor iu gjetën 2,6 kg. heroinë e pastër e ambalazhuar në pesë pako. Ndonëse të mbështjella me letër celofoni dhe të parfumosura fort me parfum Bugati, nuk mund t’i shpëtonin nuhatjes së Ramis-it, qenit racë pastor gjerman, të trajnuar posaçerisht për zbulimin e drogës.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





