Mediat spanjolle kanë zbuluar se Serxhio Ramos, pak çaste para fillimit të “El Clasico”-s ndaj Barcelonës, u fut në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarëve dhe i dha kryesorit Hernandez Hernandez, një çantë të Real Madridit në të cilën ishte një fanellë e firmosur.
Kjo mund të dukej si një tentativë e mbrojtësit për të përfituar ndonjë ndihmë nga kryesori, por në fakt ishte krejtësisht ndryshe. Pronari i një hoteli në lokalitetin turistik spanjoll Lanzarote, i kishte kërkuar Ramosit një fanellë të tillë dhe meqë Hernandez Hernandez banon pikërisht nga Lanzarote, ai do të bëhej “transportuesi” i kësaj dhurate.
Fanella do të vendoset në “murin e famës” në hotelin “Sands Beach” i cili njihet për koleksionin e gjerë të materialeve të tilla sportive të personaliteteve të sportit. Nga ana tjetër, Hernandez jo vetëm që nuk ndihmoi madrilenët, por edhe nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e kuq pikërisht Ramosit në këtë duel, duke bërë që madrilenët të mbyllin me një lojtar më pak sfidën që e humbën me një gol të Mesit në minutën e fundit.