Largimi i Lopetegit nga stoli i Spanjës ka sjellë ndryshim të moralit në ekip dhe gjithashtu reagime të shumta. Në konferencën sot ka patur nje heshtje të madhe dhe Serxhio Ramos nuk e ka kapërdire dot këtë.  Ramos dhe trajneri i ri Hierro jane pyetur vetëm për Lopetegin dicka e pritur kjo nga mediat.

“Më duket sikur jemi në një funeral por në fakt jemi në Kupën e Botës një eveniment i mrekullueshëm. Duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht këto dy ditët e fundit nuk kanë qenë të bukura pasi Julen ishte pjesë e jona. Ai na ka ndihmuar shumë. Por mendoj se skuadra spanjolle është më e rëndësishme se një individ”– u shpreh Ramos.

Ai shtoi gjithashtu se: “Gjithsesi kemi besim te Hierro. Edhe stafi është ai i vjetri. Do të shihni Spanjën që keni parë gjithmonë një Spanjë që luan bukur  nuk do ta humbasim përqendrimin.”