Angli, 17 gusht 2014 – Fatkeqi i fundit i cili e pësoi nga shënimi i golave të sulmuesit të Arsenalit ishte aktori i famshëm Robin Williams, i cili vrau veten javën e kaluar në shtëpinë e tij në Amerikë. Dy ditë para vdekjes së aktorit, sulmuesi uellsian shënoi gol në ndeshjen ndaj Man.Sitit, ndeshje e vlefshme për Superkupën e Anglisë.
Dje, në minutën e 90’, Ramsey i dha fitoren ekipit të tij në ndeshjen e parë të Premier League, kundër Cristal Palace. Goli i sulmuesit ka trembur jo pak njerëz të njohur, pasi profecia e tij është e njohur prej kohësh. Nëse ai shënon gol, një personazh i njohur do të vdesë ditën tjetër, ose dy ditë më pas.
Rastet të tjera te vdekjes së një personazhi të njohur pas golit të sulmuesit janë Paul Walker, Gaddafi, Steve Jobs apo edhe Osama Bin Laden. Nesër pritet të vdesë dikush. Në rastin më të mirë, nuk do të ketë më profeci.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





