Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një shaka nga lajmi i vërtetë. Në fakt, Shefi i Qeverisë kosovare kishte rënë pre e satirës duke i uruar një humoristi si kryeministër i ri i Ukraninës.
Haradinaj i kishte uruar suksese presidentit aktual Petro Poroshenko, por ia kishte hequr kur kishte uruar edhe “Kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës, Vovan Luxusov”. Ky i fundit është emër i trilluar nga dy komedian rusë.
Këtë gafë e ka zbuluar gazetari i The Guardian-it, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov).
Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.
Gazetari i Guardian, i kishte bërë ruajtur postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.