Në qeverinë e Kosovës vazhdojnë emërimet e zv.ministrave të rinj. Mediat në Prishtinë raportojnë se ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, është emëruar në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me emërimin e Hysenit në këtë post Qeveria aktuale ka një numër rekord të zëvendësministrave, plot 79. Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 79 zëvendësministra.

Numër ky komplet jashtë çdo realiteti, por që ilustron më së miri modelin e ndarjes së pushtetit si trofe lufte nga partitë në koalicion.