17 qershor 2015 – Sllovenia ndalon për llogari të Serbisë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai po kthehej nga Berlini, kur është ndaluar në aeroportin e Lubjanës, për shkak të një flete arresti që daton në 2006. Autoritetet kosovare dhe PDIU në Shqipëri bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.

“Nuk jam i arrestuar, por po merr kohë pastrimi i listës nga sistemi slloven”, tha vetë Haradinaj.  Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për krime gjatë luftës së Kosovës.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”