Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka ndjekur koncertin e Rita Orës në Tiranë nga një pikë strategjike: nga tarraca e bashkisë së Tiranës.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shefi i qeverisë së Kosovës ka ndarë me miqtë e tij emocionet e performancës së këngëtares me origjinë nga Kosova.
"Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performancën magjike të Rita Orës. Të mbush krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat", shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.





