Teksa politika shqiptare "zien" për vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka refuzuar që të komentojë çështjen kryesore të ditëve të sotme.

Në një përgjigje të shkurtër, kreu i qeverisë kosovare tha se nuk kishte të drejtë të ndërhynte në nominimet e qeverisë shqiptare ndërsa Metën e kishte mik.

"Nuk kam të drejt të përzihem në nominimet e Qeverisë të Shqipërisë. E kam mik Ilir Metën, por këto nuk janë tema që mund t’i komentojmë", ka thënë Haradinaj.