Për triumfin e këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa në "Grammy Awards", ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se, shtetit i Kosovës është me fat që përfaqësohet në botë me talentin dhe emrin e këngëtares.

"Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd. RH"