Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Range Rover” dhe 2 autobusë të linjës Korçë-Kapshticë, raporton “BalkanWeb”.

Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Po sipas tyre, dyshohet se ka qënë automjeti ai që iu ka prerë rrugën autobusëve.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.