Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bypass-in e Fierit, ku një makinë tip “Range Rover” është përplasur me një kamion.

Si pasjë është lënduar pasagjeri i “Range Roverit”.

Sot rreth orës 11:30, në bypass_in e Fierit, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin V. H është përplasur me automjetin tip kamion me drejtues shtetasin Xh. K dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin tip “Range Rover”, shtetasi H. S.“- thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.