“Range Rover Event” në Shqipëri, një udhëtim ekskluziv i projektuar për klientët e “Range Rover”, ofron një përvojë të pashoqe duke kombinuar luksin me bukurinë e vozitjes në rrugë.
Tashmë “Range Rover” me kompaninë “Mektrin” hap një kapitull të ri, duke u ofruar entuziastëve të adrenalinës dhe luksit mundësinë për të përjetuar aventurën si në rrugë ashtu edhe në ujë, duke provuar se përsosmëria dhe inovacioni janë gjithmonë prioritet i misionit të saj.
Krahas suksesit në industrinë automobile, “Mektrin Motors” ka vendosur të zgjerojë horizontet e tij duke u kredhur në parajsën luksoze të mjeteve lundruese me “Mektrin Marine“.
“Mektrin Marine” u prezantua këtë fillim vere, duke sjellë një gamë të markave të njohura si Ranieri International, Cranchi Yachts, Cantieri Capelli dhe Skipper Powerboats. Për të prezantuar mjetet lundruese te klientët e saj dhe më gjerë, “Mektrin Marine” organizoi “Wheels & Waves” një event dy ditor i mbushur me aktivitete dhe supriza.
Eksperienca nis me “Range Rover”
Eventi filloi me një vizitë në showroom-in e Mektrin Motors, ku të ftuarit u mirëpritën dhe u njohën me risitë e reja. Më pas, flota e makinave “RANGE ROVER” u nis drejt Manastirit të Ardenicës, një udhëtim komod drejt historisë, ushqimeve organike dhe terreneve të paeksploruara.
Nga Ardenica, udhëtimi vazhdoi drejt plazhit të Jugut në Livadh, ku të ftuarit u akomoduan në një prej hoteleve më luksoze të zonës. Nata e parë përfundoi me një darkë surprizë dhe një festë në plazh, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit.
Në valët e detit me “Mektrin Marine”
Dita e dytë ishte e dedikuar tërësisht prezantimit dhe testimit të mjeteve lundruese luksoze nga “Mektrin Marine”. Nën freskinë e dallgëve të detit dhe komoditetin e mjeteve lundruese nisi rrugëtimi nëpër valët e detit, për të përjetuar ndjesinë që këto mjete përcjellin. Thesaret e “Mektrin Marine” lundruan në brigjet e kaltra të Jonit, duke shoqëruar trokitjet e gotave dhe kohën e bukur mes miqve.