Albion Rrahmani ka impresionuar në këtë sezon në kampionatin rumun të futbollit me Rapidin e Bukureshtit.

Sulmuesi kosovar ka tërhequr interesin e disa ekipeve, por për momentin gjigandët e Rangers po insistojnë më tepër për të.

Megjithatë ky operacion duket i vështirë të realizohet, pasi trajneri i ri i Rapidit, Neil Lennon këmbëngul se nuk ka në plan të lejojë Rrahmani të largohet në merkaton e verës.

Sulmuesi i Kosovës vlerësoht 8 milionë euro nga klubi rumun. Sipas tabloidit “Record” Rrahmani është vëzhguar në disa ndeshje nga drejtuesit e Rangers, të cilët kanë nisur ofensivën për të siguruar shërbimet e tij.

23-vjeçari dha sinjale divorci me Rapidin, pasi u dha lamtumirë shokëve të ekipit dhe tifozëve në skena emocionale të hënën mbrëma pas fitores me Steauan 2-0.

Por me ardhjen e ish-trajnerit të Celtic si timonieri i ri i klubit, Lennon ka pranuar se do të përpiqet të bind klubin të mos e shesin Rrahmanin.

Ish-sulmuesi i Ballkanit ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me Rapidin dhe Lennon këmbëngul se dëshiron ta mbajë lojtarin në Superligë pas kthimit të tij në menaxhim.

Gjithashtu Rrahmani është edhe në fokusin e klubit anglez të Aston Villa, por edhe Napolit në Serie A.

Në këtë sezon Rrahmani ka kontribuar me 19 gola dhe 5 asiste në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Rapidit.