"Bëhu mik i fëmijëve" është kjo nisma e ndërmarrë nga “RAO”, një organizatë jofitimprurëse, në Durrës, e cila u ka shpërndarë ndihma e dhurata disa fëmijëve jetimë që nuk kanë një ose të dy prindërit.
Kjo është nisma e parë e bamirësisë, që kanë ndërmarrë këta të rinj durrsakë.
Taulant Zotaj, organizator i kësaj nisme tha se janë anëtarët e OJF “RAO”, të cilët kanë bërë të mundur blerjen e dhuratave e të pakove për fëmijët në nevojë. Sipas organizatorit nisma të tilla do të jenë të vazhdueshme nga “RAO”, me qëlim ndihmën ndaj personave në nevojë e kryesisht atyre jetimë.
K.H.





