Një ditë pas publikimit të dy raporteve nga Komisioni i Venecias në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo dhe paketën Anti-Shpifje, kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Balla tha se këto opinione demonstrojnë traditën e gjatë e të suksesshme te bashkëpunimit me Komisioni i Venecias për konsulentë e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor.
Mes të tjerash ai theksoi se këto dy opinione i shërbjenë ecurisë së mëtejshme, të reformës në drejtësi.
“Komisioni i Venecias dje më datë 19.06.2020 miratoi dy opinione Nr 978/2020 dhe nr 980/2020 mbi emerimet e gjyqtarëve ne Gjykaten Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme te reformes ne drejtesi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend sic është ai i media. Këto opinione demonstrojnë traditen e gjate e të sukseshme te bashkepunimit tone me Komisioni i Venecias per konsulencen e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor. Dua të falenderoj ekipin këtu në Kuvend që bashkëpunuan në një komunikim dosa mujor me Komisionin e Venecias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i lexojme me disa fjali te shkëputura, por ne teresine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre. Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne “kush ka te drejte” por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe as standardet. As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne media sipas interesit nuk i sherbejne reformes ne drejtesi. Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset medim.”,- tha Balla.
Ai shtoi se: “Në rastin e zhbllokimit e funskionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, iu drejtuam K.Venecias per rekomandime dhe sqarimin e ceshtjeve qe lidhen me reformen ne drejtesi si në zbatueshmërinë e mekanizmave zhbllokues – parashikime ligjore qe konsiderojne emerimin e gjyqtarit kushtetues te kryer automatikisht ne rast mungese veprimi brenda nje afati qe cakton ligji, nga kuvendi apo presidenti.
Kemi kerkuar te sqarojme gjithashtu nese moszbatimi i ketyre mekanizmave zhbllokuese e cenon parimin se qytetaret duhet te gjykohen nga gjykata e krijuar me ligj.
Në këtë opinion Komisioni i Venecias konstaton se:
·Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë:
-Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati;
-Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë;
-Vënde vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese;
-Number i kufizuar i kandidatëve për Gjyqtarë kushtetuesë për shumë vende vakante;
-Barrierë në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit;
-Dispozita të paqarta në Kushtetutë;”.
Balla nënvizoi disa nga rekomandimet e Komisionit të Venecas.
“1. Rekomandime për procesin e vetting
Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se verifikimi i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, veçanërisht ato te larta.
2. Rekomandime ne lidhje me procesin e emerimit te gjyqtareve kushtetues. Sekuenca; Radha e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë
Radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve. Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese.
Mekanizmi; zhbllokues
Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, sic është për Kuvendin.
Pezullimi i afatit 30 ditor të mekanizmit zhbllokues; Pezullimi i këtij afati nuk parashikohet në Kushtetutë e në ligj. Pezullimi mund të justifikohet nëse ka një vakum ligjor.
Sipas K.Venecias bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues. Gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj.
Nisma e mazhorancës për betimin e gjyqtarit Kushtetues para Presidentit; Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse çmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, si një e drejtë formale ceremoniale, të parashikohen në Kushtetutë.
Rekomandime në lidhje me punën e KED; ndryshim i rregullores se KED, duke mundësuar qe Avokati i Popullit te marre pjese dhe ne mbledhjet (dhome këshillimi) ku KED merr vendim per kandidatet. Kjo për hir te rritjes se transparencës se KED. Ky rekomandim per t’u adresuar kërkon ndryshime ne Ligjin n.115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë” dhe legjislacionit ne fuqi per organet kolegjiale.
– Të botojë sa më parë procesverbalet e mbledhjeve.
– KED duhet te kryej listimin e kandidatëve vetëm kur dosjet e te gjithe kandidatëve ne liste janë të plota dhe se Kryetari I KED duhet te dergoj listen së bashku me dosjet menjëherë te të institucionet përkatëse pa vonesë.
– Të propozojë kandidatë të vetuar.
Nevoja për bashkëpunimi institucional; K.Venecias nxit bashkëpunim midis Kuvendit dhe Presidentit, ne veçanti kur ka pak kandidatë për shumë vende vakante, me qëllim dakortësinë për zbatimin e procedurave që zhbllokojnë situata problematike.
Nevoja për ndryshime Kushtetuese; K.Venezias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesë si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre.
Emërimi i gjyqtarit të fundit nga Presidenti; Mungesa e kandidatëve, fakti që lista e KED dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gj.Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat ligjore kushtetuese sipas K.Venecias, mund të konsiderojnë të arsyeshme emërimin e fundit të Presidentit kryer tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës me tre kandidatët e renditur të parët nga KED, dhe pse vetë K.Venecias pranon se pezullimi i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore.”, pohoi ai.
Socialisti Balla tha se të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kanë në thelb ndryshime ligjore do të analizohen me kujdes me parteneret tanë ndërkombëtarë për të mos humbur asnjë ditë kohë për zbatimin e shpejtë të reformës.
“Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kanë në thelb ndryshime ligjore do të analizohen me kujdes me parteneret tanë ndërkombëtarë për të mos humbur asnjë ditë kohë për zbatimin e shpejtë të reformës. Ndërsa rekomandimet për bashkëpunime institucionale janë jo vetëm detyrë për secilin nga institucionet e këtij vendi por edhe një nevojë për vijmësinë e suksesshme të reformës në drejtësi, brënda korpusit ligjor të paketës së reformës në drejtësi. Në lidhje me ndryshimet në ligji e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit. Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm past të kismet marrë një opinion nga Komisioni i Venecias.
Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”.
Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve. Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson nevojë për disa përmirësime dhe saktësime të tekstit të ligjit, por jo për t’u rrezuar si nisëm, ashtu siç pretendon opozita.
Konkretisht, Komisioni i Venecias propozon këto ndry-shime:
•Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar nga zbatimi I ligjit në mënyrë të qartë dhe te listuar çdo media online jo-profesionale, si blogjet individualë apo përdoruesit e rrjeteve sociale. – Sic konfirmohet edhe ne Opinion autoritet Shqiptare kanë rëne dakord me qartësimin e dispozitës pasi qëllimi i ligjit janë vetëm mediat online dhe jo individët përdorues të internetit apo të rrjeteve sociale.
•Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare duke perjashtuar në menyrë taksative identitetin e përdoruesve të internetit të ndryshëm nga ofruesi i medias profesionale.- Autoritet konfirmojën ndryshimin e dispozitës përkatëse duke cituar në mënyre esplicite përjashtimin e detyrimit të ligjit për de – anonimizim të përdoresve të internetit të ndryshëm nga ofruesit e shërbimit mediatik.
•Parashikimi në ligj dhe jo në akte nënligjore të kritereve të përzgjedhjes, eksperienca, shmangia nga konflikti i interesit si dhe procedurat e emërimit të anëtareve të Këshillit të Ankesave (KA) me qëllim sigurimin e pavarësisë nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën si dhe sigurimi i përfaqësimit nga komuniteti i mediave dhe shoqëria civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.
•Rishikim i mënyrës së zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, që përfa-qësojnë komunitetin e mediave dhe që gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit. –
Në frymën e Opinionit ne kemi filluar punën për reformimin tërësor të AMA por edhe të KDRTSH, për të larguar cdo lloj ndikimi politik, apo kompromisesh politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale. Duke bllokuar shndërrimin RTSH në një korporatë mediatike të suskeshsme dhe të pavarur. Si dhe një Autoritet të Mediave të njëjtë me autoritet e mediave europiane.
Nuk ka nevojë të shpikim formula, sa kohë është provuar tashmë se formulat apolitike të përzgjedhjes të aplikuara gjatë Reformës në Drejtësi, mund të garantojnë garë të hapur që bu-ron nga vullnetet individuale.
Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.
• Rishikim i procedurës së ankesave duke shtuar masat mbro-jtëse proceduriale për të garantuar procesin e duhur dhe propor-cionalitetin e sanksioneve. – Autoritet konfirmojnë ndry-shimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.
Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.- Autoritet shprehin vullnet maksimal per të arritur këtë objektiv.”,- theksoi numri dy i PS-së.





