Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në “Facebook” Balla shkruan se OSBE/ODIHR në raportin final konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.
Ndërkohë Balla thotë se Shqipëria ka marrë raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.





