Raporti i rradhës nga “Bashki të forta” gjatë javës së pestë të emergjencës Covid-19 për bashkinë e Shijakut evidenton punën e mirë të bërë nga strukturat lokale për menaxhimin e situatës. Në raport evidentohen këto pika:
- Ka vijuar punën në shërbim të qytetarëve në nevojë dhe duke asistuar te problematika të ndryshme të tyre në situatën e pandemisë Covid-19.
- Këshilli bashkiak vazhdon të mbajë mbledhjet online duke marrë vendime përmes mënyrës elektronike.
- Monitorimi i grupeve të patronazhit në terren për shërbimin që i ofrohet qytetarëve ka vijuar i pandërprerë.
- Është punuar për nxitjen e vullnetarizimit bazuar në “Rregullore të konsultimeve me komunitetin”
- Këshilltarët vazhdojnë angazhimin në terren si vullnetarë dhe monitorues.
- Video konferencë e maturantëve të shkollave të mesme mbi shqetësimet e sigurisë dhe shëndetit mendor në lidhje me provimet e maturës.
- Bashkia përfaqëson interesin e qyterarëve të saj duke komunikuar drejtpërdrejtë me Ministrinë e Arsimit mbi shqetësimet e tyre dhe vendosur në dispozicion psikologe për trajtimin e stresit.
- Transport falas për të sëmurët kronikë, në spitalet rajonale dhe numër telefoni të dedikuar për ata që kanë nevojë për këtë shërbim.
“Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”- shkruan kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.





