Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka komentuar raportin e BERZH për rënien ekonomike që pritet të pësojë Shqipëria prej krizës.

Zhupa shkruan në Facebook se Edi Rama doli zbuluar edhe kësaj here.

Sipas saj, Ramavirusi ka dalë lakuriq prej pandemisë bashkë me mashtrimet dhe dështimet.

POSTIMI I PLOTË

Ja si doli përsëri zbuluar kllouni në krye të qeverisë: Sipas BERZH-it vendi do ketë krizën me tëthellë ne rajon me -9% rënie.

Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.

Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq RAMAVIRUSIN dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve.