Tiranë, 29 prill 2014 – FMN publikon “Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore. Fondi Monetar i qëndron parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit me 2.1 %, ndërsa pret një përmirësim të konsumit dhe kërkesës së brendshme. 

Në raportin e FMN-së theksohet se borxhi i jashtëm i Shqipërisë do të rritet. Për këtë vit ky tregues është parashikuar në 41.4% të Prodhimit të Përgjithshem Bruto dhe vitin e ardhshëm në 43.2%. 

Fondi Monetar Nderkombëtar vlerëson se rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro. Por rajoni ynë po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/