Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vasili shkruan në Facebook se kjo është hera e katërt që KE rekomandon hapjen e negociatave, ndërsa shton se nuk dihet ende nëse janë përmbushur nëntë kushtet.

“Faleminderit per rekomandimin katert te KE.

Po nente kushtet u permbushen?

Po Bundestagu cfare mendon?

Po Gjykata e kushtetuese dhe e Larte u ngriten?

Po populli shqiptar si mendon?”, shkruan ish-deputeti.