Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një prononcimi për media, ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 maijt, duke thënë se vihej në pah se vota e lirë u manipulua.
Berisha bëri thirrje për protesta, për të larguar qeverinë e Edi Ramës.
“Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitarëve, defacko është në vdekje klinike. Raporti i OSBE konstaton se për kontrollin e votës u përdorën mjete antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhore, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, Patronazhisti dhe Aktivisti bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e shqiptarëve. Në raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Gjen se 14 maji ishte një farsë elektorale”, tha Berisha.
Berisha, teka foli për protesta, tha se ata qytetarë që janë interesuar për votën e lirë, jtë ngrihemi “ndaj këtij regjimi”.
“Ky pushtet qëndron i bazuar në raportin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Kurrë të mos përligjet një votë e vjedhur. Vota e vjedhur nuk shpreh vullnetin qytetar, por të rrëmbyesve të votës. PD qëndron e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekjeje të madhe që shqiptarët të votojnë si qytetarët e tjerë evropianë.
Në një votë të kontrolluar, të blerë dhe nën terror, siç thotë raporti i OSBE, nuk ka asgjë që mund të provojë humbjen e opozitës. Këto provojnë vjedhjen e votës. Ata që mendojnë se Rama vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, ata vetëm përligjin vjedhjen dhe kjo është katastrofë.
Ata që janë interesuar për votën e lirë, janë së paku 600 mijë që nuk u ndikuan dhe votuan në misionin e ri. Të ngrihemi ndaj këtij regjimi. Ne po përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme që shqiptarët të votojnë të lirë, si popujt e tjerë të rajonit.
U drejtohemi të gjithë idealistëve, misioni ynë është të rikthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve në një lëvizje të re të fuqishme. PD do lëvizë në shumë plane, por drejtim kryesor duhet të jetë përmbysja e këtij regjimi që qëndron mbi binomin krimi-votë dhe vota-krim”, tha Berisha.