Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit për lirinë e medias në vend nga organizata botërore "Reporterët pa kufij", thuhej se Shqipëria ka humbur 7 pozicione.
Rama shkruan se me këtë qeveri nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar duke iu përgjigjuar atyre që i quan "virgjëresha" për të cilët thotë se rrihnin e plagosnin gazetarë.
"Një pasqyrë kujtese "virgjëreshave" që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!"





