28 korrik 2015 – Parlamenti shqiptar ka marrë dje një tjetër shuplakë të fortë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Teksa ka prezantuar raportin global të trafikimit të njerëzve, DASH thotë se Shqipëria është ende ;një vend burimi për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar.

Konstatimi më i rëndë i DASH-it është fakti se zyrtarë të lartë shqiptarë janë të implikuar në trafikimin e grave dhe të fëmijëve për seks. Asnjë raport i mëparshëm nuk ka qenë kaq i rëndë dhe i drejtpërdrejtë. Fjalia “vendburim i trafikut të qenieve njerëzore”, ka qenë prezente në çdo raport, por në raportin e fundit thuhet se trafiku bëhet nën mbrojtjen e zyrtarëve të lartë dhe se në Parlament ka trafikantë femrash.

“Bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikut është një shqetësim serioz. Një anëtar i ulur në Parlament është dënuar më parë për krime të lidhura me trafikimin”, thuhet në raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/