Presidenca ka reaguar sërish në lidhje me Raportin e Komisionit të Venecias. Ka qenë zëdhënësi Tedi Blushi në një reagim për mediat shprehet se raporti mban datën 29 shtatër, ndërsa sot data shënon 27.

I pyetur për këtë datë, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, lë të kuptohet se më 29 shtator do të ketë një dokument tjetër.

REAGIMI I PLOTË:

Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.

Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!