Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka prezantuar raportin e përgjithshëm të Prokurorisë për vitin 2017.
Nga foltorja e Kuvendit, Marku ka deklaruar se ka patur rritje të njoftimeve për shkelje ligjore, por sipas saj, sasia nuk ka patur gjithmonë lidhje me cilësinë e tyre.
Marku tha se ka një rritje prej 10 % të kallëzimeve penale. Sipas saj përqindjen më të lartë të krimit e ka Vlora, dhe më të ulët Dibra.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i Kryeprokurores Marku.
Ndërsa lidhur me procedimet penale për funksionarët e lartë gjatë vitit 2017 ka pasur 13 të tillë. Gjithashtu numri më i lartë i procedimve ka qenë ai për vjedhje.





