Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka reaguar pas publikimit të Raportit të Komisionit Europian.

Cakaj shkruan në rrjete sociale se Shqipëria ka shënuar një progres në hapjen e negociatave në anëtarësimin në BE. 

“Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës! Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë!”-shkruan Cakaj.