Ndonëse për ditë me radhë, arkeologët u larguan nga sheshi “Veliera, me qëllim përfundimin e një raporti mbi situatën e zbulimeve ata janë rikthyer sërish këtë javë.
As. Prof. Eduart Shehu dhe një grup arkeologësh u janë rikthyer sërish strukturave për dokumentacion, pikërisht aty ku gjykata ka dhënë vendim për bllokim të punimeve.
Në momentin kur pritej raporti që do të paraqitej në gjykatë për të ardhmen e objektit ku bie njëra prej këmbëve të “Velierës”, arkeologët deklarojnë se raporti përfundimtar do të duhet së paku edhe 30 ditë për përfundimin e tij.
Kjo do të thotë se bashkia e Durrësit nuk do ta ketë aspak të lehtë betejën e ndërtimit të “Velierës” në Durrës, ndërsa strukturat nuk janë shprehur ende se çfarë do të bëhet me të.
Gjykata e Durrësit pak ditë më parë ka dhënë vendim për bllokim të punimeve në pjesën e sipërme të rrugës në të gjithë hapsirën nga “Torra” deri te “Fly”.
K.H.





