Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, këtë të hënë po paraqet në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021.

Gjatë fjalës së tij, Çela tha se viti i pandemisë krijoi problëmë në sistemin e prokurorisë edhe vettingu ka krijuar shumë probleme me vakancat. Më tej ai theksoi se janë marrë masa për pastrimin e parave.

“Viti i pandemisë krijoi probleme në sistemin e prokurorisë edhe vettingu ka krijuar shumë probleme me vakancat. Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave. Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25”, tha Çela.

Ndër të tjera Çela sqaroi se nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

“Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %,  etj, ndërsa përformanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%”.