Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se aktualisht në vend janë 35 mijë e 51 raste aktive me koronavirus.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë u bë e ditur se nga 10 mijë e 336 testime të kryera ditën e diel janë shënuar 2 mijë e 390 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se të vaksinuar me një dozë janë 893,512 qytetarë.
Ndërkohë 77,437 persona kanë marrë dozën përforcuese. Në total janë administruar 1,776,133 doza ta vaksinë kundër COVID-19.





