Emergjencat Civile njoftojnë se 3 shtëpi kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mbrëmjen e djeshme, me epiqendër në fshatin Shkallë të Njësisë Xibër.
Në një njoftim për mediat, Emergjencat Civile thonë se dëmtimet janë regjistruar në njësinë administrative Xibër në qytetin e Klosit.