Një person me inicialet K.H., 36 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Pogradec pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ky person është banues në fshatin Buçimas të Pogradecit, ndërkohë policia bën me dije se është arrestuar për shkak se ka qëlluar me armë në ajër në oborrin e shtëpisë së tij. Bëhet fjalë për një armë gjahu çifte që e kishte pa leje, të cilën e ka sekuestruar policia e shteti.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.





