Një raportim për grabitjen e një makine alarmoi qytetarët dhe policinë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë zyrave ta reja të OSHEE-së, ku u raportua se ishte grabitur një automjet tip “Ford” me ngjyrë gri në drejtimin e të cilit ishte një grua.

Por burime zyrtare nga policia, konfirmojnë për “DurrësLajm” se në fakt nuk ishte një grabitje, por gruaja që drejtonte mjetin vuan nga probleme mendore dhe kanë qenë fëmijët e saj që kanë tentuar ta marrin.

Fatmirësisht ngjarja u mbyll pa incidente.