Gjykata e Shangait ka dënuar me 4 vite burg një gazetare të pavarur kineze e cila raportoi nga Wuhani në kulmin e shpërthimit të koronavirusit. Këtë e bëri të ditur avokati i saj për CNN.

Sipas mediave të huaja, gazetarja Zhang Zhang udhëtoi në qytetin qendror kinez në muajin shkurt për të raportuar mbi pandeminë dhe përpjekjet pasuese për ta menaxhuar atë, ashtu siç autoritetet filluan t’i frenojnë mediet shtetërore dhe ato private në vend.

Për më shumë se tre muaj, gazetarja raportoi në qytetin e Wuhan gjatë periudhës së karantinës totale dhe realitetin e ashpër me të cilin u përballën banorët e saj, nga spitalet e tejmbushura në dyqanet e zbrazëta. Ajo postoi vëzhgimet, fotot dhe videot e saj në Wechat, Twitter dhe YouTube dy prej të cilave të fundit janë bllokuar në Kinë.

Postimet e saj u ndalën papritur në mes të majit, dhe ajo më vonë u zbulua se ishte ndaluar nga policia dhe u kthye në Shanghai. Zhan u akuzua për “grindje dhe nxitjen e problemeve”, një vepër që përdoret zakonisht për të shënjestruar gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Zhang është gazetarja e parë qytetare që dihet se është dënuar për rolin e saj në raportimin mbi pandeminë e koronavirusit.