Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi në lidhje me të dërguarin e posaçem të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Von Cramon tha se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.
”Një drejtues i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajcak ka vërtetuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, shkruan Von Cramon në Twitter.





