Një ngjarje e paprecedentë raportohet sot në Durrës, ku në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit një vajzë 12 vjeçe është kapur me lëndë narkotike.
Rasti ka ndodhur në shkollën “Neim Babameto”.
“DurrësLajm” mëson nga burime nga brenda shkollës, se e mitura është kapur me sasi të vogël lënde narkotike në bankat e shkollës teksa po e kalonte qesen dorë më dorë te shoku i saj i klasës.
Gjithçka ka ndodhur në orën e mësimit, ku rasti është konstatuar nga mësuesja.
Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje nga ky rast i paprecedentë.





