26 nëntor 2015 – Një vajzë 8 vjeçe në SHBA mendohet të jetë vajza më e re në botë që është diagnostikuar me kancer.
Chrissy Turner nga Utah zbuloi një gjëndër në kraharor muajin e shkuar dhe u deshën një sërë analizash për të mësuar që vuante nga një formë e rrallë e kancerit të gjirit, e quajtur karcinoma sekretore.
Kjo sëmundje prek vetëm një në një milion njerëz dhe tani vogëlushes do t’i duhet t’i nënshtrohet mastektomisë. Ajo tha që ishte ndjerë shumë e frikësuar kur kishte marrë vesh lajmin rreth sëmundjes së saj.
“U frikësova herën e parë që e mësova, por e dija se mund ta luftoja dhe shpresoj se do të arrij ta luftoj.”
Të dy prindërit e vajzës kanë luftuar me kancerin. Mamaja e saj e ka fituar betejën, ndërsa i ati po trajtohet paralelisht me të bijën. “Është një betejë çdo ditë, duke u brengosur për familjen time, për burrin tim dhe tani për vajzën time të vogël”, ka thënë Annette Turner.
/S.L. portali DurresLajm/