Ekipi i mjekëve në repartin e Neorokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka finalizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë te një paciente 34-vjeçare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve sociale lajmin, duke u shprehur se “kjo ndërhyrje e vështirë është realizuar nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, e cila bëri të mundur të hiqet plotësisht tumori, pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtuar nuhatjen tek një paciente 34-vjeçare, me një tumor 3 cm në tru, ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit.
Pacientja, pas ndërhyrjes gëzon shëndet të plotë”.
Ministrja Koçiu u ka shprehur mirënjohjen ekipit të mjekëve neurokirurgë që realizuan këtë ndërhyrje të vështirë.
“Mirënjohje për ekipin e neurokirurgëve, Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona”, cilëson Koçiu.