Një 35-vjeçar në Tiranë është sulmuar nga tre qen rruge mbrëmjen e kaluar. Burime nga policia e kryeqytetit njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Rr. “Myslym Shyri”, kur i riu po kthehej natën vonë në shtëpi, pasi kishte përfunduar orarin e punës.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kafshimin e rëndë që ka pësuar i riu në këmbë, i cili më pas përfundoi në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Bashkia e Tiranës prej 2 vitesh ka nisur një projekt për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve të cilët janë agresivë me qytetarët ose tregojnë shenja sëmundjeje.

Pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në një vit janë referuar mbi 1 mijë raste të kafshimit të qenve të rrugës, ndërkohë që sot një 58-vjeçar nga Elbasan ndërroi jetë pasi u kafshua nga një qen.