Oliver Ivanoviç u vra sot në Mitrovicë teksa po hynte në zyrat e partisë së tij. Ai u qëllua me 4 plumba nga një autor ende i paidentifikuar.
Por sipas Kurir, ka një detaj që e bën të frikshme vrasjen që ndodhi sot. Ivanoviç u vra në të njëjtën ditë si kandidati për kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe mikun i tij i ngushtë, Dimitrije Janicijeviç katër vjet më parë.
Janiçijeviç, 35 vjeç në atë kohë, u vra para shtëpisë së tij, që ndodhej në pjesën veriore të Mitrovicës.